Home ShowBiz Gjesti që preku rrjetin: Georgina Rodríguez dhe motra e saj dhurojnë mbi 280 mijë dollarë për një sëmundje të rrallë
Gjesti që preku rrjetin: Georgina Rodríguez dhe motra e saj dhurojnë mbi 280 mijë dollarë për një sëmundje të rrallë
0

Gjesti që preku rrjetin: Georgina Rodríguez dhe motra e saj dhurojnë mbi 280 mijë dollarë për një sëmundje të rrallë

0
0

Georgina Rodríguez ka treguar edhe një herë anën e saj humane, duke u bërë pjesë e një nisme bamirësie që ka emocionuar rrjetin. Së bashku me motrën e saj, Ivana Rodríguez, ajo ka dhuruar mbi 280 mijë dollarë për të ndihmuar një djalë të vogël që vuan nga një sëmundje e rrallë.

Bëhet fjalë për Javin, një fëmijë me origjinë spanjolle që vuan nga NEDAMSS, një çrregullim neurozhvillues që shkakton regres, humbje të të folurit dhe epilepsi. Për ta ndihmuar atë dhe fëmijë të tjerë me këtë gjendje, është krijuar projekti bamirës “Javi’s Angel”, i cili synon të sigurojë trajtim të specializuar në Spanjë.

E para që kontribuoi ishte Ivana Rodríguez, e cila vendosi të dhuronte çmimin e fituar nga spektakli “Top Chef”, një shumë prej mbi 117 mijë dollarësh. Por për të mbuluar kostot e trajtimit nevojiteshin edhe fonde të tjera.

Në këtë moment ndërhyri Georgina Rodríguez, e cila, pasi u njoh me rastin, vendosi të dhuronte mbi 164 mijë dollarë shtesë, duke e çuar totalin e kontributit të motrave në mbi 281 mijë dollarë.

Ivana tregoi emocionet e forta që përjetoi pas gjestit të motrës së saj: “Nisa të qaja. E telefonova menjëherë nënën e Javit dhe ajo po qante gjithashtu, jashtëzakonisht e prekur”.

Sipas saj, Georgina u ndikua thellësisht nga historia e vogëlushit, sidomos pasi pa një foto të tij duke fjetur. “Si nënë, ajo u identifikua shumë me atë moment,” u shpreh Ivana.

Falë këtij donacioni të madh, tashmë është bërë e mundur që trajtimi i nevojshëm për Javin të sillet nga Shtetet e Bashkuara në Spanjë, duke i dhënë shpresë jo vetëm atij, por edhe familjeve të tjera që përballen me këtë sëmundje të rrallë.

Burimi;https://www.hola.com/us-es/celebrities/20260416896136/georgina-rodriguez-hermana-ivana-gana-top-chef

Foto; https://www.instagram.com/georginagio/?hl=en