Home Lifestyle Rrjetet sociale dhe të rinjtë: shqetësimet globale dhe si mund të menaxhohet përdorimi
Rrjetet sociale dhe të rinjtë: shqetësimet globale dhe si mund të menaxhohet përdorimi
0

Rrjetet sociale dhe të rinjtë: shqetësimet globale dhe si mund të menaxhohet përdorimi

0
0

Përdorimi i rrjeteve sociale nga të rinjtë është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara globalisht, ndërsa ekspertët dhe qeveritë po kërkojnë mënyra për të balancuar përfitimet dhe rreziqet që ato sjellin.

Së fundmi, disa vende kanë ndërmarrë masa konkrete. Australia ka ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, ndërsa shtete si Franca, Brazili, Kina dhe Malajzia kanë vendosur kufizime moshe dhe rregullore të reja. Shqetësimet kryesore lidhen me përdorimin e tepruar, varësinë, si dhe ndikimin në shëndetin mendor, përfshirë rritjen e rasteve të ankthit dhe depresionit.

Në anën tjetër, në Shtetet e Bashkuara nuk ka ende një kufizim kombëtar për moshën, megjithëse debati është i fortë. Një çështje e fundit gjyqësore ka nxjerrë në pah akuzat ndaj kompanive si Meta dhe YouTube, të cilat pretendohet se kanë dizajnuar platformat në mënyrë që të jenë sa më të varura për përdoruesit.

Statistikat tregojnë se përdorimi i internetit është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Të rinjtë e moshës 8–18 vjeç kalojnë mesatarisht rreth 7.5 orë në ditë para ekraneve, ndërsa një pjesë e madhe e brezit Gen Z shpreson të bëhet influencer në të ardhmen.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se ndikimi i rrjeteve sociale nuk është vetëm negativ. Studimet tregojnë se përdorimi i tyre mund të ndikojë si pozitivisht, ashtu edhe negativisht në shëndetin mendor. Në raste të përdorimit të tepruar, lidhet me rritje të ankthit dhe depresionit, por nga ana tjetër mund të ndihmojë në krijimin e lidhjeve sociale dhe zhvillimin emocional të të rinjve.

Mesazhi kryesor i specialistëve është i qartë: nuk është vetë rrjeti social problemi, por mënyra se si përdoret. Balancimi mes jetës reale dhe asaj digjitale, si dhe kontrolli i kohës dhe përmbajtjes, janë thelbësore për të mbështetur mirëqenien mendore të të rinjve.

Burimi; https://www.psychologytoday.com/us/blog/the-basics-of-childrens-mental-health/202604/how-do-we-deal-with-problematic-social-media-use

Foto; Freepik.com