Home ShowBiz Mimoza Ahmeti zbulon: Tayna i ka propozuar bashkëpunim në muzikë
Mimoza Ahmeti zbulon: Tayna i ka propozuar bashkëpunim në muzikë
0

Mimoza Ahmeti zbulon: Tayna i ka propozuar bashkëpunim në muzikë

0
0
 Poetja dhe fituesja e Ferma VIP 3, Mimoza Ahmeti, ka ndarë një surprizë gjatë intervistës në emisionin “QUO VADIS”, ku zbuloi se reperja Tayna i ka propozuar një bashkëpunim muzikor.

Duke komentuar eksperiencën e saj në reality show, Ahmeti tha se me Zhakun, Ilirin dhe Klodin mund të kishte krijuar marrëdhënie më të mira dhe më kreative, por sipas saj, gara për çmimin e madh ndikoi në dinamikën mes konkurrentëve.

Ajo u ndal edhe te ish-konkurrenti Adi, për të cilin shprehu keqardhje pas eliminimit të tij.

“Adi ishte një djalë shumë i talentuar dhe me shumë shpirt. Gatuante për të gjithë, i përqafonte dhe u jepte dashuri të gjithëve. Për Adin më ka ardhur shumë keq”, u shpreh Ahmeti.

E pyetur nëse do të dëshironte ta kishte mik pas përfundimit të spektaklit, ajo tha se nuk është e fiksuar pas krijimit të marrëdhënieve, por vlerëson raportet që zhvillohen natyrshëm.

Megjithatë, momenti më i veçantë i intervistës ishte zbulimi se Tayna ka shprehur dëshirën për të realizuar një këngë me të.

“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën për të bërë një këngë me mua, edhe Bujaka. I thashë se ka radhë,” deklaroi Mimoza Ahmeti.

Deklarata ka ngjallur interes te publiku, pasi një bashkëpunim mes poetes dhe artistes së njohur do të ishte një projekt i pazakontë dhe mjaft intrigues për skenën muzikore shqiptare.

Burimi:https://www.instagram.com/p/DZr1gYXgV68/

Foto;https://www.instagram.com/p/DZr1gYXgV68/