Këto janë risitë e Samsung Galaxy S8 dhe S8 +: Tani mund t’ju njohë nga foto
Modelet e rinj Samsung Galaxy S8 dhe S8 + kanë mbërritur në departamentin editorial dhe kanë impresionuar me ekranin e tyre pothuajse pa kufij. Më pak impresionuese është riparaqitja e njohjes së fytyrës.
Galaxy S8 dhe S8 Plus: Më shumë shfaqje dhe mjete apo mënyra për në desktop
Përpara nisjes së testeve të vërteta, është provuar funksioni i ri i njohjes së fytyrës. Edhe pse ky është një funksion jo aq i ri, pasi është prezantuar në vitin 2012 nga Galaxy S3, pastaj është rirregulluar në S5, duke u pajisur me një sensor për gjurmën e gishtave.
Ringjallje
Në modelin S8, Samsung është duke prezantuar një ringjallje të Face-Unlock. Përveç gjurmës së gishtave, tani mund të zhbllokoni telefonin nga kamera e përparme. Në praktikë kjo punon vërtetë mirë dhe mbi të gjitha shumë më shpejt se pajisjet e tjera. Zbllokimi do të bëhet në një fraksion sekonde.
Janë bërë edhe disa teste dhe ka video që qarkullojnë në internet, kur një bloger bën prova, mbi sigurinë e funksionimit, duke e vënë në dyshim.
Në një deklaratë Samsung theksoi se zhbllokimi ballë për ballë është i përshtatshëm, por nivelet më të larta të sigurisë mbeten autentifikimi me shenjat e gishtave dhe njohjen e irisit. Aktualisht ky zhbllokim përmes fytyrës mund të përdoret për të hapur Smartphone-t, por jo për dosjet.
Burimi i lajmit dhe fotos: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Samsung-Galaxy-S8-angetestet-Gesichtserkennung-laesst-sich-mit-Foto-ueberlisten-3682421.html