Home Lifestyle Mos, po e nisni ditën gabim!
Mos, po e nisni ditën gabim!
0

Mos, po e nisni ditën gabim!

0
0

Rutina e mëngjesit është e ndryshme për të gjithë. Dikush hyn menjëherë në dush, dikush lexon gazetën, apo dikush kërcen poshtë çarçafëve. Nuk ka vend për gjykime në këtë pikë. Megjithatë ka disa rituale të mëngjesit që nuk duhen bërë se nëse i bëni atëherë do të jeni i pakënaqur dhe joproduktiv gjatë ditës. Janë disa sjellje që nuk duhet të bëhen në minutat e para, kur sapo jeni zgjuar.
Për të mirën tuaj, kujdes!

Mos e shtypni butonin Snooze!
Ndonjëherë, ose gjithmonë alarmi bie dhe ju nuk jeni gati për t`u përballur me ditën e re. Rezistojini tundimit për ta shtytur alarmin edhe 10 minuta. Ta shtysh alarmin për të dremitur edhe pak nuk është një zgjedhje e mirë dhe këtë e thonë ekspertët. Do të hyni në një cikël gjumi që vështirë të dilni prej tij.

Kontrolli i email-it
Nëse telefoni qëndron pranë jush teksa flini, është më e lehtë që ta kontrolloni kutinë e mesazheve, por mos e bëni këtë. Julie Morgenstern, autore e librit “Never Check Email in the Morning”, ka thënë se nëse e nisni ditën duke kontrolluar email-et, asnjëherë s`do ta merrni veten.

Ta lësh krevatin të parregulluar
Pse ta rregullosh kur në fund të ditës do vish sërish për të fjetur? E vërtetë. Megjithatë thuhet se të rregullosh shtratin ju ndihmon që të jeni më produktiv gjatë ditës.

Të pish kafe
Nëse mendoni se s`do mund të funksiononi, apo të jeni në humor pa e pirë një filxhan kafe, atëherë po gaboni. Trupi juaj natyralisht prodhon vlera të larta të kortizolit, i cili rregullon energjinë mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit. Kështu që më mirë do ishte që ta pinit pas orës 9 e gjysmë.

Të bëhesh gati në errësirë
T`i mbash dritat fikur ndërkohë që vishesh është si ta nisësh ditën në tranzicion. Trupi është i destinuar të jetë sensitiv ndaj dritës dhe errësirës.

T`i bësh aktivitetet me vesh
Ndoshta e nisni ditën me kufje në vesh, ose duke i telefonuar një miku. Është në rregull e gjitha kjo vetëm se mund t`i bëni me radhë. Zgjohuni, pini ujë ndërkohë që dëgjoni muzikë, vishuni dhe telefonojeni shokun gjatë rrugës kur të jeni në urban.

Burimi i lajmit: http://www.businessinsider.com/what-not-to-do-when-you-first-wake-up-2016-3/#-7

Burimi i fotos: © Aphiwat chuangchoem https://www.pexels.com/photo/alarm-clock-black-coffee-book-caffeine-359991/