0
0
Tregu muzikor po pasurohet aq shumë sa që për çdo situatë përditshmërie mund të përgjigjemi përmes këngëve. Nëse ka bërë gabime për të cilat nuk mund ta falni, atëherë mund t`i këndoni, apo ta përshëndesni me “S`ta fali”. Ka një zgjidhje nëse s`mund të këndoni. Mund t`i tregoni vetëm tekstin e shkruar nga Vojsava Alia.
Kënga “S`ta fali” u publikua nga këngëtarja simpatike Amarda Arkaxhiu. Ashtu si gjithmonë edhe këtë herë ajo diti të sjellë një projekt shumë interesant.
Për muzikën u kujdes Ervin Gonxhi. Një këngë për të mos u humbur, nën zërin e ëmbël të Amardës!