0
0
Nuk jemi në atmosferën e Festave të Pavarësisë, por asnjëherë nuk është e tepërt të falenderosh ata që sakrifikuan me jetë për ditë më të mira të Kombit. Kështu që pak rëndësi ka nëse ndodhemi në gusht, apo shtator, mirënjohja është e thellë kur vjen fjala për të kënduar për ta.
Vlora Dugolli këndoi për Xhemshir Xhemshirin dhe na emocioni të gjithëve. Ajo nuk harroi të përmendte as figura të tjera, nga lapidarët e të cilëve solli pamje në klipin e saj.
Mirënjohës përgjithmonë ndaj tyre, por edhe ndaj artistëve si Vlora që i përkujtojnë në këtë formë. Zëri i saj potent ishte i duhuri për një këngë të tillë.