1. Home
  2. ShowBiz
  3. Shpërthen Eni Çobani: ‘Ti mor mashkull i paburrë…’
Shpërthen Eni Çobani: ‘Ti mor mashkull i paburrë…’
0

Shpërthen Eni Çobani: ‘Ti mor mashkull i paburrë…’

0
0

Vrasja e gjyqtares nga ish-bashkëshorti në mes të kryeqytetit revoltoi shumë njerëz që e njihnin ose jo atë. Eni Çobani siç duket e kishte mike të ndjerën dhe dje e pati të pamundur të reagonte mbi ngjarjen. E gjeti forcën sot për të shkruar disa rreshta. Ajo shprehu indinjatën ndaj këtij rasti, por edhe fenomenit në përgjithësi. Ju drejtua ish-bashkëshortit që vrau, me fjalët: “Ti mor mashkull i paburrë nuk vrave vetëm një grua, por vrave së pari dy fëmijët e tu duke i lënë pa nënë.”
Më pas e përmbylli letrën e hapur me një mesazh për të gjitha nënat: “Fjalët janë pak, por duhet që ky vend të reagojë dhe ne si nëna, përpara se t`i shkollojmë djemtë tanë në shkollat më të mira të botës t`i edukojmë për t`i bërë njerëz të mirë dhe qytetarë të denjë.”
E pra, nga këtu duhet nisur gjithçka.

Te jesh grua ne kete vend duhet te jesh e forte, trimereshe duhet te kalosh dhe forcen e burrit qe ti besh balle jetes.Nuk flisja dot dje nga dhimbja qe ndjeva por sot fjalet me dalin plot mllef dhe revolte per ate burre te paburre qe ngre doren e shkrep armen per ti marr jeten nje gruaje, nje nene,nje vajze nene duke lene pas dy femije me lot ne sy dhe me zemer te vrare.Ti mor mashkull i paburre nuk vrave vetem nje grua por vrave se pari dy femijet e tu duke i lene pa nene.Per ty dhe per ca si ty burgu eshte pak se une nuk mund ta mendoj dot te jetosh ti me taksat tona dhe te vdese ajo qe i sherbente ketij vendi.Fjalet jane pak por duhet qe ky vend te reagoj dhe ne si nena na del nje detyre e madhe qe djemte tane perpara se ti shkollojme ne shkollat me te mira te botes ti edukojme per ti bere njerez te mire dhe qytetare te denje.Te qofte dheu i lehte mikja ime dhe femijeve te tu i ke lene pasuri emrin tend te mire e plot dashuri.

A post shared by Eni Cobani (@enicobani) on

Link: https://www.instagram.com/p/BYfQRugHiWv/?taken-by=enicobani

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BWx8UsPFRek/?taken-by=enicobani