0
0
Nuk mund të ketë emocione më të mëdha për një prind sesa kur çon fëmijën në klasën e parë. Aty kupton që e vogla jote është rritur dhe tani nuk do të jeni më gjatë gjithë kohës bashkë, pasi ajo do ketë impenjimet e saj. Shkolla, mësimet, pastaj shokët e shoqes e klasës, nis një rrugëtim i gjatë që nuk mbaron gjatë gjithë jetës.
Vajza e Xhesika Ndojës, Alessia shkon këtë vit në klasën e parë. Ajo ka bërë një video për ndjekësit e së ëmës, duke i përshëndetur në ditën e parë të shkollës. Ato ndodhen në Bruksel, siç duket vajza do të arsimohet atje.
Në komentet me miqtë Xhesika ka shkruar se është ende e prekur.
Suksese Alessia!