Pasi ndërroi jetë i riu nga Shkodra, si pasojë e dhunës së ushtruar në qelinë e një paraburgimi në Marsejë të Francës ka tronditur opinionin publik. Rreperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit “Noizy” ka bërë thirrje për protestë në emër të Florenc Beqirit, 25 vjeçarit të cilit mjekët i kanë hequr para disa orësh aparaturat të cilat e mbanin në jetë.
Edhe më herët ditën e sotme Noizi ka publikuar postime për të ndihmuar ekonomikisht familjen, por edhe ka komentuar lajmet të cilat qarkullojnë në mediat franceze, se Beqiraj u vetëvra.
Në postimin e fundit në “instagram” Noizy shkuan: E verteta mbi Florencin, në foton e dyte mund te shikoni dhe spitalin ku ndodhet vllai jone, ju bej thirrje te gjithë shqipetarve zemer mdhej te shkojne ne kete vend dhe te protestojnë per vllain per djalin tone Florenc Beqiraj. Marseille eshte qyteti.
Link: https://www.instagram.com/zinizin/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbaP-5sF-MP/?taken-by=zinizin