Prej vitesh në skenë, Eli Fara ende sjell këngë që bëhen hite, duke mbetur kështu një nga këngëtaret më të dashura të publikut.
Ditën e djeshme Eli ishte e ftuar në emisionin”Rudina” në Tv Klan, ku ndër të tjera foli edhe për jetën e saj. Këngëtarja rrëfeu një detaj që jo të gjithë e dinin për të. Ajo tha se përpara se të bëhej këngëtare ka punuar si mësuese.
“Unë mund të isha bërë shumë gjëra. Pasi kam mbaruar shkollën unë kam punuar si mësuese e ciklit të ulët. Mbarova liceun artistik “Tefta Tashko Koço” dhe kisha të drejtë të ushtroja profesionin e mësuesisë. Më çuan në një fshat shumë larg, ku bëja rreth 30 minuta rrugë me autobus dhe 1 orë e 30 minuta në këmbë çdo ditë. Më pëlqente ai profesion dhe i kujtoj me dashuri ato momente. Kisha 36 nxënës vitin e parë që kam filluar punë me klasën e tretë. Ndërkohë që punoja, bëja edhe shkollën e lartë me korrespondencë. Ka shumë ish-nxënës që më shkruajnë tani, janë rritur, janë martuar. Unë isha e aktivizuar në atë kohë edhe me aktivitetet në qytetin e Korçës dhe pas viteve ’90 u shkëputa nga mësuesia. Kur kam kënduar këngën “Me 25 gërsheta” kam qenë edhe mësuese, fitova çmimin e parë me atë këngë. Ishte një atmosferë e papërshkrueshme.”- tha këngëtarja.
Link: https://youtu.be/LprcZYZKd6s?t=857
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn4AcK3nfT4/?taken-by=elifaramari