Home ShowBiz E rënë në dashuri kokë e këmbë. Rrëfehet pa doreza Eliona Pitarka
E rënë në dashuri kokë e këmbë. Rrëfehet pa doreza Eliona Pitarka
0

E rënë në dashuri kokë e këmbë. Rrëfehet pa doreza Eliona Pitarka

0
0

Eliona Pitarka është një prej aktoreve të humorit që lakohet shumë në media edhe për pamjen e saj shumë seksi.

Gjatë intervistës së saj të fundit ajo rrëfeu disa sekrete shumë të rëndësishme të jetës private. Eliona tregoi se është në një lidhje dhe se i dashuri i saj e ka transformuar dhe mendon se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

“Aq shumë gjëra janë përfolur për mua dhe aq shumë janë shpifur sa që kam vendosur që këtë pjesë ta mbaj për veten time. Ai nuk është person publik dhe nuk do që të jetë absolutisht fare prandaj e respektoj vendimin e tij. Ai është shumë i kuptueshëm. Më ka ndihmuar dhe më ndihmon, kontrollon emailet e mia të punës, është shumë mendjehapur. Sigurisht edhe bëhet xheloz sepse kam edhe epitetin e femrës seksi të Duplexit. Por ai e di kush jam unë. Ai më njeh shumë mirë. Kuptohemi me sy. Nuk kam qenë kurrë romantike por derisa zbulova dashurinë e vërtet, jam bërë shumë. Njeriun e ndryshoka dashuria. Kam qejf të më sjellë lule, çokollatë. Ku i kam dashur unë ndonjëherë këto gjëra, kam qenë grifshë. Ai më ka transformuar, më ka bërë më të ëmbël”, u shpreh Eliona gjithë emocion.

Link: https://youtu.be/qA1zjVs4eco?t=933

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnjPaqSle85/?taken-by=elionapitarka