Mirela Kumbaro ka qënë së fundmi e thirrur në emisionin “Wake up” ku ka dhënë sqarime për shprehjen e përdorur nga ajo për të nxitur shqiptarët të lexojnë libra.
Ministrja e Kulturës është shprehur nga citimi i shkrimtarit John Waters duhen marrë mesazhe pozitive dhe jo dëshirat negative.
“Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, është copy-paste.Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive.Edhe si ministre apo përkthyese, unë flas pa reshtur për librin dhe është e vështirë të tërhiqet vëmëndja nëse nuk kemi një reklamë, apo diçka tjetër, por nuk ishte i qëllimshëm.Lexova një artikull të Waters i cili tentoi të provokojë shoqërinë me këtë ide, pra në marrëdhënien në çift, pasi libri mund të jetë kriter i tjetrit, për çdo gjë që mendoni edhe kriterin e përzgjedhjes kulturore, pra ka ky njeri një kulturë pas.”
Moderatorja Ori Nebiaj e ka quajtur të guximshme inciativën e ministres, ndërsa ka artikuluar edhe një interpretim të sajin rreth kësaj çështjeje:
’Dont f*ck them, zonja Kumbaro jemi të gjithë të rritur’.
Kumbaro e ka quajtur të cekët interpretimin e moderatores, ndërsa shtoi:
’Po më habisni me cektësine e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra të bën më të mirë. Nëse lexoni më shumë ju bën gazetare më të mirë, një shoqe më të mirë. Ky është dhe mesazhi që ju duhet të jepni në media’.
https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/366968850541888/
Link: https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/366968850541888/
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel