Home ShowBiz “Mësuesja më gjuante me shkop”, Ermal Meta flet për fillimet e tij në muzikë
“Mësuesja më gjuante me shkop”, Ermal Meta flet për fillimet e tij në muzikë
0

“Mësuesja më gjuante me shkop”, Ermal Meta flet për fillimet e tij në muzikë

0
0

Këngëtari me famë ndërkombëtare tashmë, Ermal Meta ka mbërritur në Tiranë, për koncertin e tij të dytë. Fituesi i festivalit San Remo, është rikthyer në kryeqytet për të performuar në Pallatin e Kongreseve, bashkë me disa artistë të talentuar italianë të “GnuQuartet.”

Në një intervistë për “Tirana Post”, këngëtari i talentuar ka rrëfyer për fillimet e karrierës së tij, ku ka deklaruar se pasioni për muzikën e ka çuar përpara.

Ka shumë njerëz që kanë studiuar vetë. Mjafton ta kesh pasion. Mamaja ime bleu një tastierë për motrën, se donte që ajo të bëhej violiniste. Por motrës nuk i interesonte fare violina dhe ajo mendoi se mund t’i interesonte pianoja, ndaj dhe bleu një tastierë të vogël. Atë tastierën brenda dy ditësh e mora unë. I thashë është OK. Lëre ti se është puna ime kjo”, tha Ermal Meta.

Më tej këngëtari ka treguar se viti i vetëm në shkollën e muzikës ishte gjatë kohës që jetonte në Fier dhe kujtimi që ka nga ajo kohë nuk ishte shumë i këndshëm.

“Mbaj mend vetëm atë shkopin e gjatë që kishte mësuesja e pianos dhe godiste tek duart. Në Itali pastaj nuk kam bërë shkollë muzike. Pianon e vazhdova vetë dhe kitarën gjithashtu.”- u shpreh ai përballë gazetares Iva Tiço.

Link: https://www.instagram.com/p/BunukjMhbCa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BunukjMhbCa/