“Fituesi përcaktohet 3 ditë para!”, këngëtarja shqiptare flet “troç” për Festivalin e Këngës
Këngëtarja Eliza Hoxha prej disa kohësh i ka munguar skenës muzikore shqiptare, ndërkohë që së fundmi u rikthye duke u bërë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, me këngën ‘Peng’.
Gjatë një interviste për emisionin “Gjesi” në T7, këngëtarja ka folur për këtë eksperiencë.
Mëgjithëse kanë kaluar tre muaj nga Festivali i RTSH-së, Eliza Hoxha, bëri publik të njëjtin problem që vazhdon sipas saj të ekzistojë prej vitesh në këtë organizim, ku sipas saj fituesi i Festivalit përcaktohet 3 ditë para.
“Unë e shijova shumë, ika shumë e përgatitur. Festivali kishte shumë gjëra të njëjta dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ishte shumë më i mirë se herët e tjera. Pjesa tjetër është e zakonshme, përcaktohen në shumë raste fituesit para kohe. Kur ti e kupton 3 ditë përpara se kush fiton, si të kesh motiv të dalësh të këndosh? Te Festivali i RTSH-së e kupton zakonisht tre ditë më herët ndërsa tek ‘Kënga Magjike’ nuk ndodh. Përgjigja ime është pse ta bëjmë festivalin, kur mund ta çojmë direkt fituesin”, u shpreh këngëtarja.
Link: https://www.youtube.com/watch?list=PLqdsNJkTKizWLePmLxUG9cpJKhakMd7xU&v=3UVD0w_n6VM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BhJ3VI0AjsG/