Këngëtarja e famshme Rita Ora gjendet aktualisht ne Kosovë.
Rita është rikthyer në vendlindje, jo për të zhvilluar ndonjë koncert, por për një mision bamirësie, ashtu siç kishte paralajmëruar disa ditë më parë në mediat e huaja.
Këngëtarja shqiptare po qëndron në vendlindje si ambasadore e vullnetit të mirë të organizatës ndërkombëtare të UNICEF-it.
Gjatë një konference për mediat, këngëtarja shqiptare do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare në dobi të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.
“Jam e kënaqur që jam në Kosovë.Kam dy ditë që jam këtu dhe kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë e Kosovës. Jam mahnitur me resurset që ka rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëj çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim”, tha bukuroshja.
Këngëtarja shqiptare po shoqërohet në këtë mision nga dy prindërit e saj, Vera dhe Besniku.
Link: https://www.facebook.com/telegraficom/videos/271142430502217/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwCY61iAmKY/