Modelja e njohur Emina Cunmulaj, megjithëse është shkëputur disi nga angazhimet profesionale, vijon që të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Emina ndan me ndjekësit pjesë nga përditshmëria e saj dhe ka shumë persona që e komplimentojnë për natyralitetin e saj.
Ndërkohë fotoja e fundit e Eminës me bikini ka nxitur mjaft debat në rrjet, pasi disa komentues i kanë vënë në dukje se e ka gjoksin e vogël.
Gjatë nje Insta Live të mbajtur pasditen e djeshme me ndjekësit e saj, Emina shprehu hapur mendimin e saj.
“Më mirë ‘dërrasë’, sesa të shohësh operacion”.- i shkruan nje ndjekëse duke iu kundërpërgjigjur komentuesve.
E në fund Emina dha një përgjigje përfundimtare për të gjithë duke sqaruar se është e dashuruar me trupin e saj ashtu siç është:
“Jam e kënaqur me trupin tim, më pëlqen. Shyqyr Zotit që dhe burrit tim i pëlqen. Kështu që mos u shqetësoni”.- tha ajo.
https://www.instagram.com/p/Bv-Bmq1nD2R/
Link: https://www.instagram.com/stories/eminacunmulaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv-Bmq1nD2R/