Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë të një vajzë pak muaj më parë.
Po si duket vëmendja e këngëtares tashmë qenka zhvendosur plotësisht tek vajza, dhe për këtë gjë aktori është “shqetësuar”.
Ishte vetë Xhensila Myrtezaj e cila e tha publikisht se Besi është bërë “shumë xheloz” që pas ardhjes në jetë të vogëlushes.
“Që pas lindjes së vajzës, ky djali këtu që duket i gëzuar, me humor, është bërë shumë xheloz edhe më thotë që ke filluar të mos më duash siç më ke dashur më përpara, ma ka marrë dashurinë Ajka. Por unë i them që nuk e dua dot më pak”,shprehet këngëtarja në videon e postuar në Insta Story.
Link: https://www.instagram.com/stories/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwGw9cvhzZ9/