E ftuar në emisionin e njohur, artistja e talentuar shqiptare Efi Gjika u mëson shqip moshatareve
Artistja e vogël shqiptare Efi Gjika, u bë e njohur në vendin tonë pasi përfaqësoi Shqipërinë në festivalin e muzikës për fëmijë “Junior Eurovizion Song Contest”.
10-vjeçarja nga Shqipëria, konkuroi me këngën “Barbie”, dhe e veshur më rozë ndezi gjithë sallën me performancën e saj.
Së fundmi vogëlushja e talentuar shqiptare, Efi Gjika ka qenë e ftuar në emisionin në You Tube “Lollimania” dhe u mëson shqip grupit lolipopez në Prague.
Emisioni i cili drejtohet nga disa vajza të vogla nga Çekia, fillmisht ishte i konceptuar që ato ti mësonin artistes shqiptare disa fjalë nga gjuha e tyre, dhe më pas ajo t’u mësonte disa shprehje shqip.
“Shumica prej jush dini për gjuhën angleze ose spanjolle dhe frënge, por a do të donit ta njihni gjuhën shqipe?! Faleminderit mikeshës tonë Efi Gjikës, pjesmarrëse në “Junior Eurovision Song Contest 2018”, e cila na mundësoi që të njihnim këtë gjuhë, ndërkohë që dhe ne u munduam që ti mësonin diçka në gjuhën Çeke. Ishte një kënaqësi e madhe që e patëm Efin në studio!”-thuhet në përshkrimin e videos.
“Ju pres në Shqipëri!”- ju tha artistja e talentuar shqiptare, bashkëmoshtareve të saj.
“Llollimania” transmetohet në You Tube dhe ka arritur mijera shikime në vetëm pak orë që është publikuar, ndërkohë që përkthimi i emisionit bëhet dhe në gjuhën angleze.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwmzcRUntBS/