Modelja e njohur Kendall Jenner duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj personale. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ajo është në një lidhje me aktorin e famshëm Jacob Elordi, një romancë që mendohet se ka nisur rreth dy muaj më parë.
Burime pranë çiftit, të cituara nga , bëjnë me dije se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e papritur. Kendall dhe Jacob njiheshin prej kohësh në rrethet elitare të Los Angeles-it dhe kanë ndarë të njëjtat ambiente shoqërore përpara se lidhja e tyre të merrte një drejtim romantik.
Zërat për një lidhje u përforcuan ndjeshëm gjatë festivalit Coachella 2026, ku dyshja u panë shumë të afërt. Dëshmitarë okularë kanë folur për një “kimi të fortë” mes tyre, duke shtuar dyshimet se mes tyre ka më shumë se një miqësi e zakonshme.
Në këtë histori duket se një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Kylie Jenner. Sipas mediave, ajo ka qenë një nga personat që ka ndikuar në afrimin e tyre, duke qenë se e njihte më herët aktorin dhe e konsideronte një partner të përshtatshëm për motrën e saj.
Takimet e shpeshta dhe rrethi i përbashkët shoqëror në Los Angeles kanë krijuar terrenin ideal që Kendall Jenner dhe Jacob Elordi të afrohen gjithnjë e më shumë. Një njohje e vjetër është kthyer kështu në një romancë të re, e cila tashmë ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë në mbarë botën dhe pritet të jetë një nga historitë më të komentuara të momentit.
Burimi;https://www.instagram.com/kyliejenner/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/kyliejenner/?hl=en