“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj surprizon me deklaratën për Flori Mumajesin në Ferma VIP
Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka habitur publikun me një rrëfim të sinqertç në “Ferma VIP”, teksa foli për herë të parë hapur mbi lidhjen e saj të dikurshme me Flori Mumajesin.
Gjatë një bisede spontane me Mozën, ndërsa në sfond po dëgjohej një nga këngët e Florit, Soni zbuloi se marrëdhënia mes tyre kishte qenë serioze dhe kishte zgjatur plot dy vite e gjysmë.
“Mos ma shaj Florin. Është ishi im. Dy vite e gjysmë bashkë”, u shpreh ajo me humor, duke konfirmuar se dikur kanë qenë edhe të fejuar zyrtarisht.
Biseda mes tyre mori menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale, sidomos kur Moza e pyeti nëse artisti është ende beqar apo në një lidhje të re.
“Ai në punë të vetë tani, unë në timen”, tha Soni, duke lënë të kuptohet se historia e tyre i përket së shkuarës.
Në vazhdën e batutave, Moza tregoi edhe një episod argëtues me Florin, duke rrëfyer se një herë kishte bërë sikur nuk e kishte njohur, pasi sipas saj këngëtari ishte “shëndoshur shumë”.
Soni ndërhyri menjëherë duke thënë: “I shkon shëndeti”.
Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte thirrja spontane që Soni i bëri Florit nga brenda fermës.
“Njëherë, kur po ia vendosnin shumë këngët, thashë mos po na vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu? Moza, thuaju të më sjellin një dron, të lutem”, u shpreh këngëtarja mes të qeshurash.
Deklaratat e Sonit kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, me fansat që janë bërë nostalgjikë për një nga çiftet më të komentuara të muzikës shqiptare vite më parë.
Burimi; https://www.instagram.com/soni_malaj/
Foto; https://www.instagram.com/soni_malaj/