Rikthehet rivaliteti mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës? Kënga “DJ” ndez aludimet në rrjet
Sipas “Prive”, projekti muzikor me autorësi të Gent Lakos është interpretuar rreth 20 vite më parë nga Rezarta Shkurta dhe konsiderohet një nga hitet më të njohura të saj.
Në janar të këtij viti, DJ Iliano vendosi ta rikthente këngën në një version të ri, në bashkëpunim me Rozana Radin. Madje, Rozana e ka performuar këngën edhe gjatë një koncerti në muajin shkurt, ndërsa video nga performanca kanë nisur të qarkullojnë gjerësisht në rrjet.
Por situata është bërë edhe më interesante pas një tjetër paralajmërimi në rrjetet sociale. Selin dhe DJ Gimbo publikuan një video ku njoftonin një surprizë për ndjekësit, ndërsa në fokus ishte pikërisht kënga “DJ”.
Në video shfaqet edhe Rezarta Shkurta, e cila shprehet e emocionuar që kanë kaluar plot 20 vite që kur ajo e solli për herë të parë këtë hit para publikut.
Kjo ka mjaftuar që fansat të nisin aludimet për një “luftë” të heshtur mes dy artisteve, të cilat duket se po rikthejnë paralelisht të njëjtin projekt muzikor në vëmendjen e publikut.
Deri më tani, as Rozana Radi dhe as Rezarta Shkurta nuk kanë reaguar lidhur me zërat që po qarkullojnë, por rrjeti është tashmë i bindur se kjo histori do të vazhdojë të komentohet gjatë.
Burimi;https://www.instagram.com/rozana_radi/
Foto:https://www.instagram.com/rozana_radi/