Home ShowBiz Krenar Ahmeti për Mimozën në “Ferma VIP”: “Moza është si Antonov, ka ndezur vetëm një motor”
Krenar Ahmeti për Mimozën në “Ferma VIP”: “Moza është si Antonov, ka ndezur vetëm një motor”
0

Krenar Ahmeti për Mimozën në “Ferma VIP”: “Moza është si Antonov, ka ndezur vetëm një motor”

0
0

Krenar Ahmeti, djali i xhaxhait të poetes dhe konkurrentes së “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ishte i ftuar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus, ku foli me superlativa për Mozën dhe rrugëtimin e saj në reality show.

I ftuar përballë moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, Krenari u shpreh se Mimoza Ahmeti ende nuk e ka treguar potencialin e saj të plotë brenda fermës.

Me nota humori, ai e krahasoi Mozën me avionin gjigant “Antonov”, duke thënë se ajo “ka ndezur vetëm një motor”.

“E patë çfarë avioni u aterua në Prishtinë para disa ditësh? Antonov… është avioni më i madh në botë. Për mua e tillë është Moza. Më vjen keq që ajo ka ndezur vetëm një motor. Nuk është aktivizuar”, u shpreh ai.

Krenari theksoi gjithashtu inteligjencën emocionale dhe eksperiencën jetësore të Mozës, duke shtuar se ajo e kupton shumë mirë lojën sociale që zhvillohet brenda “Ferma VIP”.

“Ajo është shumë njerëzore, në çdo dimension. Mimoza e njeh psiko-sociologjinë edhe nga përvoja e jetës. E di shumë mirë që aty është një eksperiment social”, tha ai.

Ai komentoi edhe debatet e fundit mes Mozës dhe Zhaku gjatë spektaklit të mbrëmshëm, duke lëshuar edhe një batutë:

“O Zhak, mos i hy Mozës në hak se Moza të merr zhag”, tha ai me humor.

Në fund, Krenari foli edhe për anën familjare të Mimoza Ahmetit, duke e cilësuar atë një nënë shumë të përkushtuar dhe tepër të dashur.

“Si nënë është gjigante. Është shumë protektive dhe e kujdesshme. Nuk e keni idenë se sa njerëzore është. Ajo di ta ulë dhe ta ngrejë nivelin e komunikimit. Njerëzit kanë arritur ta njohin në disa dimensione”, u shpreh ai.

Â