Home ShowBiz Jessie J zbulon se ka mposhtur kancerin: “Qava me orë të tëra”
Jessie J zbulon se ka mposhtur kancerin: “Qava me orë të tëra”
0

Jessie J zbulon se ka mposhtur kancerin: “Qava me orë të tëra”

0
0

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndarë me ndjekësit lajmin emocionues se është zyrtarisht pa kancer, 11 muaj pasi u diagnostikua me kancer gjiri.

Artistja 38-vjeçare publikoi një video nga spitali para rezonancës magnetike (MRI), ku foli hapur për ankthin dhe frikën që kishte për rezultatet. Pak orë më vonë, ajo konfirmoi se analizat dolën pozitive.

“Rezultatet dolën dhe unë jam pa kancer! Qava për orë të tëra dhe më pas mora frymë lirshëm për herë të parë pas një viti,” shkroi Jessie në Instagram.

Këngëtarja kishte zbuluar vitin e kaluar se po luftonte me kancerin e gjirit, duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve intensive. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo u detyrua të anulonte edhe angazhime muzikore dhe turne.

Jessie ka folur shpesh për momentet e vështira emocionale gjatë kësaj periudhe, duke treguar se sëmundja ndikoi edhe në marrëdhënien me djalin e saj, Sky.

Pas lajmit të lumtur, fansa dhe personazhe të njohur nga bota e showbizit kanë reaguar me mesazhe mbështetjeje dhe urime për rikuperimin e saj.

Burimi;https://people.com/jessie-j-says-she-is-cancer-free-after-breast-cancer-diagnosis-11739362

Foto;https://www.instagram.com/jessiej/?hl=en