Pas shumë spekulimesh, aktori Tom Holland ka konfirmuar për herë të parë se ai dhe Zendaya janë martuar në fshehtësi.
Gjatë një interviste për revistën Esquire, Holland foli për fotografitë e krijuara me inteligjencë artificiale që qarkulluan në internet dhe që pretendonin të tregonin një ceremoni martese mes çiftit në Liqenin e Komos në Itali. Aktori tregoi se gjyshja e tij ishte shqetësuar pasi mendonte se nuk ishte ftuar në dasmë.
I pyetur nëse edhe miq apo familjarë të tjerë ishin mashtruar nga imazhet e rreme, Holland dha një përgjigje që konfirmoi gjithçka, pas një pauze të gjatë.
âJo, sepse tĂ« gjithĂ« ishin aty.â
Megjithatë, 30-vjeçari nuk pranoi të zbulonte më shumë detaje rreth ceremonisë.
âKaq do tĂ« merrni nga kjo histori.â
Thashethemet për një martesë të fshehtë nisën disa muaj më parë, kur stilisti i njohur i Zendaya-s, Law Roach, deklaroi në tapetin e kuq të Actor Awards se çifti ishte martuar tashmë.
Spekulimet u shtuan edhe më shumë pasi Zendaya u pa duke mbajtur një unazë të artë krahas unazës së fejesës.
Edhe pse çifti ka preferuar gjithmonë ta mbajë larg vëmendjes publike jetën e tyre private, Holland shpjegoi se një nga arsyet pse marrëdhënia e tyre funksionon kaq mirë lidhet me faktin se të dy kuptojnë sfidat e famës dhe industrisë së argëtimit.
âNe mund ta mbĂ«shtesim njĂ«ri-tjetrin nĂ« mĂ«nyra qĂ« vetĂ«m ne i kuptojmĂ«, sepse vetĂ«m ne e dimĂ« si Ă«shtĂ« tĂ« jetosh kĂ«tĂ« jetĂ«. PĂ«r mua, kam gjetur personin tim.â
Aktori e përshkroi Zendaya-n si shoqen e tij më të mirë dhe personin pranë të cilit ndihet më i lumtur, më i mbështetur dhe më i sigurt se kurrë më parë.
Historia e dashurisë mes Holland dhe Zendaya-s nisi gjatë xhirimeve të filmave të serisë Spider-Man, ku ata interpretuan personazhet e Peter Parker dhe MJ, ndërsa tashmë duket se lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër kapitull, atë të martesës.
Burimi;Â https://www.instagram.com/tomholland2013/
Foto;nhttps://www.instagram.com/tomholland2013/