Home ShowBiz Loredana Brati emocionohet nga mesazhi i nënës: “Si mbahen lotët në këto raste?”
Loredana Brati emocionohet nga mesazhi i nënës: “Si mbahen lotët në këto raste?”
0

Loredana Brati emocionohet nga mesazhi i nënës: “Si mbahen lotët në këto raste?”

0
0

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment tepër emocional që ka prekur shumë fansa në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, Loredana publikoi një bisedë private me nënën e saj, e cila i kishte dërguar një mesazh plot dashuri, krenari dhe mbështetje për rrugëtimin e saj në jetë.

Në mesazhin e ndjerë, mamaja e saj shkruan:

“Tani je bërë e rritur; ke mësuar të jetosh në mënyrën tënde dhe të përballesh me të panjohurën me guximin tënd. Edhe pse nuk mund të jem pranë teje në çdo çast, dashuria ime të mbron si drita e yjeve…”

Fjalët prekëse të nënës duket se kanë emocionuar jo pak Loredanën, e cila vendosi t’i ndajë ato me publikun. Krahas postimit, ajo reagoi me një pyetje që pasqyronte gjendjen e saj emocionale:

“Si mbahen lotët në këto raste?”

Postimi mori menjëherë qindra reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët vlerësuan lidhjen e veçantë mes Loredanës dhe nënës së saj. Shumë prej tyre u shprehën se mesazhi ishte një dëshmi e fortë e dashurisë së pakushtëzuar që vetëm një nënë mund t’i japë fëmijës së saj.

Që pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, Loredana Brati ka vijuar të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga jeta personale dhe profesionale, duke ruajtur një raport të afërt me ndjekësit e saj.

Këtë herë, ishte pikërisht një mesazh i thjeshtë, por shumë domethënës nga mamaja e saj, që preku zemrat e mijëra njerëzve.

Burimi;https://www.instagram.com/loredanabrati13/

Foto;https://www.instagram.com/loredanabrati13/