Home ShowBiz Benita zbulon lidhjen familjare me Granit Xhakën, askush nuk e dinte se janë kushërinj
Benita zbulon lidhjen familjare me Granit Xhakën, askush nuk e dinte se janë kushërinj
0

Benita zbulon lidhjen familjare me Granit Xhakën, askush nuk e dinte se janë kushërinj

0
0

Ka kaluar pa u vënë re deri më tani, por ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, paska një lidhje familjare me një nga futbollistët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Gjatë një emisioni televiziv, moderatorja Marina zbuloi se Benita është kushërirë me kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakën, një detaj që surprizoi jo pak publikun.

“Ndër të tjera, kushëriri i Benitës, Granit Xhaka”, u shpreh moderatorja, ndërsa Benita e priti me buzëqeshje këtë moment dhe nuk ngurroi t’i dërgonte një përshëndetje futbollistit.

E pyetur për një koment rreth tij, ajo u përgjigj shkurt, por me shumë bindje:

“Xhaka si Xhaka, ku është Xhaka ka fitore!”

Deklarata e saj rezultoi mjaft domethënëse, pasi vetëm pak orë më vonë Zvicra regjistroi një tjetër sukses në fushën e blertë. Kombëtarja helvete mposhti Kanadanë me rezultatin 2-1, në një ndeshje ku skuadra tregoi edhe një herë forcën dhe stabilitetin e saj, me Granit Xhakën si një nga figurat kryesore.

Kapiteni i Zvicrës vazhdon të jetë një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit europian, ndërsa zbulimi i lidhjes familjare me Benitën ka ngjallur kuriozitet dhe reagime të shumta në rrjetet sociale. Për shumë ndjekës, ky ishte një fakt i panjohur, që e bëri edhe më interesant momentin televiziv.

Burimi:

Foto;