Home ShowBiz “Ngjan me Dua Lipën”/ Klea Huta zbulon komplimentin e papritur: Ma bëri qejfin!
“Ngjan me Dua Lipën”/ Klea Huta zbulon komplimentin e papritur: Ma bëri qejfin!
0

“Ngjan me Dua Lipën”/ Klea Huta zbulon komplimentin e papritur: Ma bëri qejfin!

0
0

Moderatorja dhe këngëtarja Klea Huta ka ndarë me ndjekësit një moment të këndshëm nga përditshmëria e saj, duke treguar një kompliment që mori dhe që, siç pranon vetë, ia bëriditën më të bukur.

Përmes një postimi në Instagram Story, Klea rrëfeu se një grua e ndaloi dhe e pyeti nëse dikush i kishte thënë ndonjëherë se ngjan me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Me humor, moderatorja tregoi se nuk ishte hera e parë që dëgjonte një krahasim të tillë. Sipas saj, sa herë ndodhet jashtë Shqipërisë, njerëzit i thonë shpesh se ka ngjashmëri me artisten.

“Opo ma bëri qejfin po të them”, shkroi Klea në postimin e saj, duke lënë të kuptohet se komplimenti i papritur e surprizoi dhe e argëtoi njëkohësisht.

Postimi u prit me reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët komentuan se mes Klea Hutës dhe Dua Lipës ekzistojnë vërtet disa tipare të përbashkëta në pamje.

Klea Huta mbetet një nga figurat më të ndjekura të ekranit dhe rrjeteve sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta profesionale dhe personale, duke krijuar një komunikim të afërt me publikun e saj.

Burimi;https://www.instagram.com/dualipa/

Foto;https://www.instagram.com/dualipa/