Vogëlushet janë vajzat e dy motrave të saj, Ina dhe Marsi, të cilat u bënë nëna me vetëm pak muaj diferencë nga njëra-tjetra. Kështu, Megi është bërë dy herë teze brenda një periudhe të shkurtër.
Në foton e publikuar, moderatorja shihet duke i përqafuar me shumë dashuri dy vogëlushet, ndërsa momenti i ngrohtë familjar ka marrë menjëherë vëmendjen dhe pëlqimin e ndjekësve në rrjetet sociale.
Prej kohësh, Megi Pojani ka treguar se familja zë një vend të veçantë në jetën e saj dhe nuk heziton të ndajë herë pas here me publikun çaste të bukura me njerëzit më të afërt.
Ky postim vjen pak kohë pasi motrat e saj mirëpritën në jetë vajzat e tyre, duke sjellë një gëzim të dyfishtë në familjen Pojani.
Burimi: https://www.instagram.com/megipojani/
Foto;https://www.instagram.com/megipojani/