George Clooney dhe familja evakuohen nga rezidenca në jug të Francës për shkak të zjarreve
Aktori i njohur hollivudian George Clooney, bashkë me bashkëshorten e tij Amal Clooney dhe dy fëmijët e tyre, janë detyruar të largohen nga rezidenca familjare në Brignoles, në jug të Francës, për shkak të zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë zonën.
Lajmi është konfirmuar nga asistenti i aktorit, i cili ka publikuar edhe një letër që Clooney i ka dërguar kryetarit të Bashkisë së Brignoles. Në letrën e tij, aktori shpreh shqetësimin për situatën dhe tregon se ende nuk dihet nëse prona e familjes ka shpëtuar nga flakët.
âNuk e dimĂ« nĂ«se shtĂ«pia jonĂ« do tâi mbijetojĂ« kĂ«saj fatkeqĂ«sie. ShpresojmĂ« qĂ« ju dhe tĂ« gjithĂ« banorĂ«t tĂ« jeni tĂ« sigurt. Amal dhe unĂ« do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« jemi pjesĂ« e kĂ«tij komuniteti dhe do tĂ« kontribuojmĂ« pĂ«r ta rindĂ«rtuar, pavarĂ«sisht asaj qĂ« do tĂ« ndodhĂ«â, thuhet nĂ« letrĂ«n e Clooney.
Prona e familjes, e vlerësuar rreth 9 milionë euro, konsiderohet një nga rezidencat më të njohura të aktorit në Evropë.
Ndërkohë, autoritetet franceze vijojnë përpjekjet për shuarjen e vatrave të shumta të zjarrit në jug të vendit. Temperaturat e larta, era e fortë dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke detyruar mijëra banorë të evakuohen nga zonat e rrezikuara.
Burimi;https://www.instagram.com/p/DbTsLEPCNZI/?hl=en&img_index=1
Foto:Â https://www.instagram.com/p/DbTsLEPCNZI/?hl=en&img_index=1