Georgina Rodriguez ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente të veçanta nga pushimet familjare me Cristiano Ronaldon dhe djalin e tij të madh, Cristiano Ronaldo Jr.
Modelja 32-vjeçare publikoi në Instagram një seri fotografish nga udhëtimi veror, duke e cilësuar këtë periudhë si një traditë të çmuar familjare. Në pamjet e shpërndara, familja shfaqet duke shijuar detin, diellin dhe kohën së bashku larg angazhimeve të përditshme.
Në mbishkrimin e postimit, Georgina tregoi se kjo traditë ka nisur që kur Cristiano Jr. ishte i vogël, duke theksuar lidhjen e afërt që kanë krijuar ndër vite.
“Që kur ishte i vogël, ky udhëtim ka qenë koha jonë e veçantë. Babi, mami dhe ai, së bashku në det, verë pas vere”, ka shkruar ajo.
Georgina shtoi se gjatë pushimeve të këtij viti ata kanë zbuluar gjire të reja dhe kanë krijuar kujtime të paharrueshme. Ajo gjithashtu vlerësoi talentin artistik të Cristiano Ronaldos Jr., duke e quajtur atë “një skulptor” dhe duke theksuar se kreativiteti i tij shihet në çdo gjë që mendon e krijon.
Postimi i saj u prit me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët vlerësuan afrimitetin dhe dashurinë që Georgina tregon ndaj djalit të madh të futbollistit portugez.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo mund të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre me martesë në Funchal të Madeirës, edhe pse çifti ende nuk ka bërë një konfirmim zyrtar.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë prindër të Alana Martinës dhe Bella Esmeraldës. Futbollisti është gjithashtu baba i Cristiano Jr., si dhe i binjakëve Eva Maria dhe Mateo.