Home ShowBiz Hailey Bieber tërheq vëmendjen me bikini rozë gjatë pushimeve verore me Justin Bieber
Hailey Bieber tërheq vëmendjen me bikini rozë gjatë pushimeve verore me Justin Bieber
0

Hailey Bieber tërheq vëmendjen me bikini rozë gjatë pushimeve verore me Justin Bieber

0
0

Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga pushimet verore, ku është shfaqur pranë detit me bikini rozë dhe një atmosferë relaksi.

Themeluesja e markës Rhode publikoi në Instagram një seri fotografish ku pozon pranë shkëmbinjve dhe në ujë. Postimin ajo e shoqëroi me mbishkrimin: “Ngjyrë blu e ndryshme dhe shumë Nutella”, duke iu referuar edhe ëmbëlsirave që ka shijuar gjatë udhëtimit.

Edhe pse Hailey nuk e ka zbuluar vendndodhjen e pushimeve, mediat ndërkombëtare raportojnë se pamjet i ngjajnë bregdetit italian, ku marka e saj pritet të organizojë një aktivitet promocional gjatë këtij muaji.

Ndërkohë, Justin Bieber ka publikuar disa fotografi nga koha e kaluar në pronën buzë liqenit Puslinch, në Ontario të Kanadasë. Këngëtari është parë duke lundruar me varkë, duke luajtur pingpong dhe golf me Hailey.

Çifti do të festojë përvjetorin e tetë të martesës më 13 shtator, ndërsa më 22 gusht do të kremtojë ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues Bieber.