0
0
Reperi Don Xhoni ka vijuar turin e tij me performanca në qytete të ndryshme, ndërsa mbrëmjen e kaluar ai është ndalur në Gjakovë.
Gjatë performancës, një person nga publiku duket se e ka provokuar reperin. Nga videot që po qarkullojnë në TikTok nuk kuptohet qartë se çfarë ka ndodhur apo çfarë e ka nxitur reagimin e tij.
Në një moment, Don Xhoni shihet duke i hedhur pijen në drejtim të personit në fjalë. Menjëherë pas kësaj, në skenë është afruar edhe vëllai i tij, Leonardi, por reperi e ka ndaluar, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.
Pavarësisht incidentit, Don Xhoni e ka vijuar performancën normalisht dhe nuk ka pasur përplasje të mëtejshme.
Videoja e momentit është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Burimi;https://www.instagram.com/don_xhoni/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/don_xhoni/?hl=en