Greta Kazazi flet për marrëdhënien me familjen e Onnos dhe Selin Bollatin: “E kam si nënë të dytë”
Pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi ka zbuluar se së shpejti do të rikthehet në ekran me një projekt të ri në Top Channel.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ish-banorja e BBVIP foli për planet e saj profesionale, por ndau edhe detaje nga jeta personale dhe marrëdhënia me partnerin e saj, Onno.
Një nga temat e bisedës ishte festa e 25-vjetorit të Gretës, ku u takuan për herë të parë familjet e çiftit. E pyetur nëse ky takim kishte qenë një lloj fejese, ajo e mohoi këtë mundësi.
“Fejesë jo, se ka qenë një ditëlindje. Por familjet janë takuar se nuk ishin takuar. Jemi të lumtur të gjithë bashkë”, tha Greta.
Ajo u shpreh me fjalë të ngrohta edhe për nënën e Onnos, duke treguar se mes tyre është krijuar një raport shumë i afërt.
“E kam si një nënë të dytë, si shoqe, se është shumë e re. Nuk mund ta quaj vjehrrë”, u shpreh Kazazi.
Greta tha se ka marrëdhënie të mirë edhe me babain e partnerit, ndërsa Onno ka krijuar të njëjtën afërsi me prindërit e saj. “Jemi gjendur të dy mirë me familjet e njëri-tjetrit”, shtoi ajo.
Gjatë intervistës, Greta sqaroi edhe raportin e saj me Selin Bollatin. Ajo tha se miqësia mes tyre vazhdon të jetë e mirë, edhe pse angazhimet profesionale dhe qëndrimi i Selin në Kosovë i kanë bërë të takohen më rrallë kohët e fundit.
“Shumë mirë, jam shumë e lumtur. Për shkak të punës dhe se ajo ka qenë edhe në Kosovë, nuk jemi takuar shpesh. Por dimri na mbledh më shumë se vera”, deklaroi Greta.
Sa i takon një bashkëpunimi të mundshëm mes Onnos dhe DJ Gimbos, ajo tregoi se dy djemtë komunikojnë për çështje pune, por preferon të mos ndërhyjë në diskutimet e tyre.
Ndërkohë, Greta Kazazi konfirmoi se pas përfundimit të rrugëtimit në BBVIP 5 nuk do të qëndrojë gjatë larg kamerave. Ajo pritet të jetë pjesë e një programi të ri në Top Channel, pa zbuluar ende më shumë detaje.
Burimi;https://www.instagram.com/gretakazazi/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/gretakazazi/?hl=en