Reperi shqiptar Stresi ka reaguar në rrjetet sociale ndaj pamjeve nga protesta në Tiranë, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve.
Në disa postime në Instagram, ai ka shpërndarë fotografi dhe video nga përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve, të shoqëruara me komente kritike.
Në njërën prej fotografive të publikuara shihet një person i shoqëruar nga disa policë. Krahas saj, reperi ka shkruar: “I vetëm përballë 6 policëve”, duke vijuar me fjalë fyese ndaj efektivëve.
Në një postim tjetër, Stresi ka shpërndarë një imazh me shishe dhe objekte të tjera, të shoqëruar me një koment që sugjeronte përdorimin e tyre për të zmbrapsur policët dhe automjetet.
Reagimi i reperit përqendrohet te kundërshtimi i veprimeve të policisë gjatë protestës. Fotografitë dhe videot që ai ka publikuar janë përdorur prej tij për të shprehur indinjatën ndaj trajtimit të qytetarëve.