Home ShowBiz Celine Dion përshëndetet me Parisin pas 16 koncerteve, binjakët e saj tërheqin vëmendjen
Celine Dion përshëndetet me Parisin pas 16 koncerteve, binjakët e saj tërheqin vëmendjen
0

Celine Dion përshëndetet me Parisin pas 16 koncerteve, binjakët e saj tërheqin vëmendjen

0
0

Celine Dion është larguar nga Parisi pas një serie prej 16 koncertesh, ndërsa vëmendjen këtë herë e kanë marrë edhe djemtë e saj binjakë, Eddy dhe Nelson, të cilët shfaqen rrallë në publik.

Këngëtarja kanadeze u fotografua teksa dilte nga hoteli Royal Monceau, ku u ndal për të përshëndetur fansat. E veshur me një pallto në ngjyrë ulliri dhe me syze të errëta, ajo mbante nën pallto qenin e saj të vogël.

Dion u dërgoi puthje të pranishmëve dhe u shpreh se kishte nisur ta ndiente që tani mungesën e tyre.

Pranë saj ishin edhe binjakët 15-vjeçarë, të lindur nga martesa me bashkëshortin e ndjerë, René Angélil. Eddy dhe Nelson e shoqëruan nënën gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, ndërsa djali i madh, René-Charles, 25 vjeç, iu bashkua familjes një ditë përpara koncertit të parë.

Koncertet në arenën e Nanterre shënuan rikthimin e këngëtares në skenë pas gjashtë vitesh mungesë. Ajo ishte tërhequr nga angazhimet për shkak të sindromës së personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik.