Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka folur për fillimet e lidhjes së tyre dhe paragjykimet që kanë shoqëruar martesën. Në një intervistë për “Prive By LS”, në rubrikën “25 Pyetje”, ajo ka kundërshtuar pretendimet se është martuar me artistin për të fituar famë.
“Paragjykimi që jam martuar për famë, se veç për famë s’jam martuar”, është shprehur Eronita, duke iu përgjigjur këtij perceptimi për marrëdhënien e tyre.
Gjatë bisedës, ajo ka zbuluar gjithashtu se hapin e parë në komunikim e kishte hedhur vetë. Njohja mes tyre kishte nisur me një mesazh të shkurtër, të përbërë nga vetëm një fjalë dhe një pikëpyetje.
“Po, mesazhi i parë që ia kam dërguar Bleros ka qenë ‘Gabim?’”, ka treguar ajo.
Përveç fillimeve të historisë së dashurisë, Eronita ka folur edhe për jetën në çift, familjen dhe marrëdhënien me Tarën, vajzën e këngëtarit.
Rrëfimi i saj ka prekur kështu si detajet personale të njohjes me Bleron, ashtu edhe përballjen me komentet dhe paragjykimet për martesën e tyre.