1. Home
  2. ShowBiz
  3. Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit
Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit
0

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

0
0

ëngëtarja britanike Leigh-Anne Pinnock ka ndarë me ndjekësit përvojën e saj pas lindjes së fëmijës së tretë, duke folur hapur për vështirësitë fizike të rikuperimit pas një operacioni cezarian.

Ish-anëtarja e grupit të njohur “Little Mix”, e cila u bë nënë e një djali në fillim të nëntorit, publikoi të mërkurën, më 25 nëntor, një postim në Instagram, ku tregoi pa filtra për ditët e para pas lindjes.

Në përshkrimin e fotografisë, artistja bëri edhe një krahasim humoristik, duke thënë se e vetmja gjë më e pamëshirshme se spektakli televiziv “The Traitors” ishte rikuperimi i saj pas operacionit të dytë cezarian.

“10 ditë pas lindjes! E vetmja gjë më e pamëshirshme se ‘The Traitors’? Rikuperimi im pas operacionit të dytë cezarian. Tremujori i katërt erdhi dhe më goditi si një shuplakë në fytyrë. Pa dyshim, ishte më i vështiri nga të gjithë!”, shkroi ajo.

Pinnock tregoi se ditët e para pas ndërhyrjes kirurgjikale ishin veçanërisht të vështira për shkak të dhimbjeve dhe vështirësive në lëvizje. Ajo theksoi se është e jashtëzakonshme që gratë duhet të përballojnë rikuperimin nga një operacion i madh dhe njëkohësisht të kujdesen për një të porsalindur.

“Fakti që kalojmë një operacion të madh dhe më pas kthehemi në shtëpi për t’u kujdesur për një njeri të vogël është vërtet i pabesueshëm. Ditët e para dhimbja ishte diçka krejt tjetër”, tregoi këngëtarja.

Ajo ndau edhe disa momente më personale, duke treguar me humor se bashkëshorti i saj, futbollisti Andre Gray, e ndihmonte çdo mëngjes të vishte të brendshmet pas operacionit.

Një tjetër detaj për të cilin artistja foli hapur ishte edhe dhimbja gjatë jashtëqitjes së parë pas ndërhyrjes kirurgjikale, një përvojë për të cilën, sipas saj, gratë nuk paralajmërohen sa duhet.

“Dhe a mund të flasim për jashtëqitjen e parë pas operacionit?! Seriozisht, pse askush nuk të përgatit për këtë? Do të preferoja të lindja sërish!”, shkroi ajo me humor.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive, Pinnock theksoi se gjithçka merr një kuptim tjetër kur sheh të birin dhe kujton mrekullinë e mëmësisë.