1. Home
  2. ShowBiz
  3. Nichi kryeson për shikime në BBVK5, Akili renditet i dyti
Nichi kryeson për shikime në BBVK5, Akili renditet i dyti
0

Nichi kryeson për shikime në BBVK5, Akili renditet i dyti

0
0

Nichi është banori më i ndjekur në rrjetet sociale nga kasti i “Big Brother VIP Kosova 5”, sipas shifrave të shikimeve që eksperti i rrjeteve sociale Diamant Bajra prezantoi në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova. Pas tij renditet Akili, i cili, sipas Bajrës, ka tërhequr vëmendjen e publikut me talentin në aktrim dhe këndim.

Bajra tha se një nga arsyet pse Nichi komentohet kaq shumë është mënyra se si po e luan lojën. “Nichi po komentohet ma shumë, njëri prej banorëve i cili po pëlqehet për lojën ose strategjinë që e ka”, u shpreh ai.

Edhe raporti me Antonetën ka shtuar interesin për Nichin. Sipas Bajrës, ndjekësit e spektaklit po përcjellin me kureshtje se si do të zhvillohet afrimiteti mes tyre. Vëmendje ka marrë edhe raporti i Bejtës me Kledjan. Të dyja historitë, tha Bajra, vazhdojnë të diskutohen në rrjetet sociale.