Home ShowBiz Madonna zbulon emrin e partnerit që e konsideron më të mirin në jetën e saj
Madonna zbulon emrin e partnerit që e konsideron më të mirin në jetën e saj
0

Madonna zbulon emrin e partnerit që e konsideron më të mirin në jetën e saj

0
0

Madonna ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pas një deklarate surprizuese gjatë promovimit të albumit të saj më të ri, “Confessions II”. Ikona e muzikës pop mori pjesë në një intervistë për platformën Grindr, ku foli hapur për jetën e saj sentimentale dhe eksperiencat romantike ndër vite.

Gjatë bisedës, këngëtarja 67-vjeçare u pyet se cili kishte qenë partneri më i mirë që kishte pasur ndonjëherë. Madonna u përgjigj me humor se do të përmendte vetëm persona që nuk jetojnë më, përpara se të zbulonte emrin e John F. Kennedy Jr., djalit të ish-presidentit amerikan John F. Kennedy.

Deklarata e saj surprizoi të pranishmit në intervistë, ndërsa Madonna konfirmoi kështu një nga historitë më të komentuara të jetës së saj private. Sipas mediave ndërkombëtare, ajo dhe Kennedy Jr. patën një lidhje të shkurtër në fund të viteve 1980, në një periudhë kur të dy ishin të përfshirë në marrëdhënie të tjera.

Detaje mbi raportin e tyre janë përfshirë edhe në librin “JFK Jr.: An Intimate Oral Biography”, ku miq dhe bashkëpunëtorë të afërt të Kennedy-t përshkruajnë marrëdhënien si një histori të bazuar kryesisht në tërheqjen fizike, e cila nuk zgjati shumë, por mbeti një nga episodet më të përfolura të jetës së tij.

Intervista u realizua si pjesë e fushatës promovuese të albumit “Confessions II”, i cili pritet të publikohet gjatë verës. Grindr ka bërë të ditur se videoja e plotë do të publikohet në kanalet e saj zyrtare, përfshirë YouTube dhe Instagram.

Burimi: https://www.usmagazine.com/celebrity-news/news/madonna-names-john-f-kennedy-jr-as-best-sex-shes-had/

Foto; https://www.instagram.com/p/DYj752iggdx/?hl=en&img_index=1