Selin Bollati dhe Mateo Borri pajtohen live pas hatĂ«rmbetjeve tĂ« pas âBig Brother VIP Albaniaâ
Selin Bollati dhe Mateo Borri duket se kanë lënë pas keqkuptimet që lindën pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5, duke u pajtuar publikisht gjatë një transmetimi live.
Dy ish-banorët, të cilët brenda shtëpisë së famshme kishin krijuar një miqësi të ngushtë, u përfolën për një prishje të raportit pas daljes nga reality show, veçanërisht pasi ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
GjatĂ« emisionit âTop Arenaâ, Selin Bollati, fituesja e edicionit tĂ« pestĂ« tĂ« Big Brother VIP Albania, i zgjati dorĂ«n Mateos, duke treguar se nuk mban asnjĂ« hatĂ«rmbetje ndaj tij.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk dha detaje konkrete për arsyet që çuan në ftohjen e marrëdhënies, Selin sqaroi se nuk ishte ajo personi që e kishte hequr Mateon nga rrjetet sociale.
Momenti i pajtimit u prit pozitivisht nga publiku, duke i dhënë fund spekulimeve për një konflikt të vazhdueshëm mes tyre.
Pas eksperiencës në Big Brother VIP, secili prej tyre po vazhdon me angazhimet personale dhe profesionale. Selin, përveç projekteve të reja, ka zbuluar se ka nisur bashkëjetesën me partnerin e saj, DJ Gimbo, në Tiranë.
Pajtimi mes Selinit dhe Mateos duket se ka mbyllur një kapitull keqkuptimesh të mbetura pas spektaklit, duke treguar se raportet e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mund të rikuperohen edhe jashtë saj.
Burimi;https://www.instagram.com/mateo.borri/
Foto;https://www.instagram.com/mateo.borri/