Home ShowBiz Olta Gixhari zgjedh futbollistët për rolet në film: Nga “burri ideal” te partneri për një film romantik
Olta Gixhari zgjedh futbollistët për rolet në film: Nga “burri ideal” te partneri për një film romantik
0

Olta Gixhari zgjedh futbollistët për rolet në film: Nga “burri ideal” te partneri për një film romantik

0
0

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka dhuruar momente argëtuese gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh që lidhnin botën e futbollit me kinematografinë.

Në një lojë të veçantë me moderatoren Marina Vjollca, Olta u vu përballë zgjedhjeve interesante mes emrave të njohur të futbollit, duke treguar se cilët prej tyre do të shihte në role të ndryshme filmike.

Kur u pyet se kë do të zgjidhte si regjisor mes Carlo Ancelottit dhe Julian Nagelsmann, aktorja nuk hezitoi të përgjigjej: “Ancelotti, pa diskutim më i madhi!”.

Për një film romantik, Olta preferoi portierin Manuel Neuer, duke e cilësuar atë si një figurë familjare dhe të konsoliduar, ndërsa për rolin e “burrit ideal” në një film familjar zgjodhi Luka Modric.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pyetja se cilin do të zgjidhte për partner në një film me skena romantike. Mes Jude Bellingham dhe Cristiano Ronaldos, Olta përzgjodhi Bellinghamin.

Ndërkohë, kur u pyet se kush do të triumfonte në një reality show mes Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal, aktorja vlerësoi përvojën e francezit, duke u shprehur se Mbappé do të kishte më shumë shanse për fitore.

Në fund, Olta Gixhari nuk pranoi të bënte dallime mes Lorik Canës dhe Granit Xhakës kur u pyet se cilin do të përfshinte në një film për jetën e saj. Ajo tha se të dy janë figura që i kanë bërë krenarë shqiptarët dhe me humor shtoi se do t’i merrte të dy në kast, duke krijuar kështu një film “me buxhet shumë të madh”.

Burimi;https://www.instagram.com/oltagixhari

Foto; https://www.instagram.com/oltagixhari