Modelja e njohur Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të fortë gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Top Arena”, ku u përball me një pyetje lidhur me ish-partnerin e saj, Gjestin.
E pyetur se çfarë nuk do t’ia falte atij – lidhjen me Eglin apo atë të përfolur me Loredanën – Xheneta fillimisht zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Nuk do të përgjigjem fare”, tha ajo shkurt, duke tentuar të shmangte temën.
Megjithatë, me vazhdimin e diskutimit, modelja u tregua më e prerë në qëndrimin e saj, duke deklaruar: “Nuk e fal asnjërën”.
Me këtë përgjigje, Xheneta la të kuptohet se asnjëra nga situatat nuk ka qenë e pranueshme për të, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Deklarata e saj u bë menjëherë një nga momentet më të komentuara të emisionit, ndërsa publiku vazhdon të diskutojë raportin e saj me fituesin e “Big Brother VIP Albania”.
Kujtojmë se Xheneta dhe Gjesti krijuan një lidhje romantike gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova”. Më vonë, gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania”, Gjesti u përfol gjerësisht për afrimitetin dhe raportin e tij me Egli Takon.
Burimi;https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/
Foto;https://www.instagram.com/xhennetafetahuu/