Home ShowBiz “Po i përgatis fëmijët për ditën kur nuk do të jem më”, rrëfimi prekës i Angelina Jolie
“Po i përgatis fëmijët për ditën kur nuk do të jem më”, rrëfimi prekës i Angelina Jolie
0

“Po i përgatis fëmijët për ditën kur nuk do të jem më”, rrëfimi prekës i Angelina Jolie

0
0

Aktorja hollivudiane Angelina Jolie ka bërë një rrëfim të sinqertë për marrëdhënien me fëmijët e saj, jetën pas divorcit dhe mënyrën se si i përgatit ata për të ardhmen.

Në një intervistë për Variety, Jolie tregoi se mendon shpesh për kohën kur nuk do të jetë më pranë fëmijëve të saj dhe se kjo është diçka për të cilën përpiqet t’i përgatisë ata, duke lënë të kuptohet se humbjet që ka përjetuar në jetën e saj kanë ndikuar thellësisht në mënyrën si e sheh prindërimin dhe kalimin e kohës.

“Po i përgatis për ditën kur nuk do të jem më këtu, më shumë sesa për t’u bërë gjyshe.”

Gjatë intervistës, Jolie foli edhe për periudhën e vështirë që kaloi pas divorcit me Brad Pitt, duke pranuar se për një kohë kishte humbur anën e saj luftarake dhe ishin pikërisht fëmijët e saj ata që e kanë ndihmuar të rigjejë veten.

“Ndjej se ana ime luftarake më në fund është rikthyer. E kisha humbur për pak kohë.”

Aktorja tregoi se fëmijët e saj, shumica tashmë pranë moshës 18-vjeçare, e inkurajojnë të udhëtojë, të dalë dhe të jetojë më shumë për veten.

“Më njohin më mirë se kushdo tjetër dhe ende më pëlqejnë, gjë që thotë shumë”, u shpreh ajo me humor.

Jolie zbuloi gjithashtu se përpara divorcit kishte menduar të largohej nga aktrimi për t’iu përkushtuar regjisë dhe angazhimeve humanitare. Megjithatë, rrethanat e jetës e shtynë të rikthehej përpara kamerave.

“Mënyra e vetme për të qenë më shumë në shtëpi dhe për të siguruar të ardhura të mira ishte rikthimi në aktrim.”

Jolie dhe Pitt u njohën në vitin 2003 gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs. Smith”. Çifti u martua në vitin 2014 dhe u ndanë në vitin 2016. Pas një beteje të gjatë ligjore, divorci i tyre u finalizua në vitin 2024. Së bashku ata kanë gjashtë fëmijë Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne. Sipas raportimeve, shumica prej tyre kanë hequr mbiemrin “Pitt”, duke treguar afërsinë me nënën e tyre.

Burimi;https://www.instagram.com/angelinajolie/

Foto;https://www.instagram.com/angelinajolie/