E ftuar speciale në emisionin “Kampionët e Botës” më 19 qershor, Alba Pollozhani u përball me një sfidë interesante, ku iu kërkua të krijonte skuadrën më të fortë dhe atë më të dobët të showbizit shqiptar.
Pa hezitim, Pollozhani përzgjodhi Marina dhe Luana Vjollcën, së bashku me Alketa Vejsiun, si pjesë të skuadrës që ajo e konsideron më të fortën në botën e spektaklit.
“Skuadra më e fortë do të ishin Marina e Luana Vjollca, si dhe Alketa Vejsiu”, u shpreh ajo.
Më pas, Alba ndau edhe mendimin e saj për skuadrën më të dobët të showbizit, duke përmendur emrat e Hygerta Sakos, Dolce dhe Rey Manajt.
“Skuadra më e dobët e showbizit do të ishin Hygerta Sako, Dolce dhe Rey Manaj”, deklaroi Pollozhani.
Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe fansave të personazheve të përmendur.
Burimi; https://www.instagram.com/albapollozhani
Foto; https://www.instagram.com/albapollozhani