“A ia vlejti ajo që kalova për këtë foto?”, Britney Spears reflekton për të kaluarën e saj të vështirë
Britney Spears ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi të vjetër, të shoqëruar me një mesazh emocional që ka rikthyer vëmendjen te periudhat e vështira që ajo ka kaluar ndër vite.
Në imazhin e realizuar në vitin 2019, këngëtarja shfaqet pranë një pishine, e veshur me bikini me motive zebre, çizme të bardha deri në gju dhe flokët e saj të gjata bionde të lëshuara. Megjithëse fotografia përcjell një atmosferë të lehtë dhe plot stil, mbishkrimi i artistes kishte një ton krejt tjetër.
“A e mbani mend kur bëja fotografi… a ia vlente ajo që kalova për të bërë këtë fotografi? Jo”, shkroi Spears krahas postimit të saj.
Edhe pse nuk iu referua në mënyrë të drejtpërdrejtë një ngjarjeje të caktuar, fjalët e saj janë interpretuar nga ndjekësit si një reflektim për periudhën 13-vjeçare të kujdestarisë ligjore, e cila përfundoi në vitin 2021.
Gjatë kësaj periudhe, shumë aspekte të jetës personale dhe profesionale të Britney Spears ishin nën kontroll ligjor, fillimisht nga babai i saj, Jamie Spears. Artistja ka folur disa herë publikisht për vështirësitë që, sipas saj, përjetoi gjatë atyre viteve, duke e përshkruar atë periudhë si tepër të rëndë emocionalisht.
Pas përfundimit të kujdestarisë, Britney ka zgjedhur të ndajë më shpesh momente personale me publikun përmes rrjeteve sociale. Ajo publikon video nga përditshmëria, udhëtimet dhe kujtime nga karriera e saj, por herë pas here rikthehet edhe te eksperiencat që kanë lënë gjurmë të thella në jetën e saj.
Postimi i fundit vjen pas një sërë mesazhesh ku këngëtarja ka reflektuar mbi famën, presionin