Sipas llogarive financiare të publikuara së fundmi, kompania, e themeluar në vitin 2014, ka parë fitimet e mbajtura të bien nga rreth 5.9 milionë euro në rreth 3.8 milionë euro deri në korrik të vitit të kaluar.
Agjencia përfaqëson disa emra të njohur të botës së modës, mes tyre edhe vetë Kate Moss dhe vajzën e saj, Lila Moss.
Burime pranë supermodeles kanë bërë të ditur se ajo e krijoi agjencinë pasi ishte lodhur duke paguar komisione të larta ndaj agjentëve të modeleve. Për më shumë se një dekadë, biznesi kishte shënuar rritje të vazhdueshme, ndërsa kjo është hera e parë që raportohen humbje.
Sipas dokumenteve financiare, rënia përkthehet në afërsisht 41 mijë euro humbje në javë.
Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se Kate Moss mund të jetë pjesë e një dokumentari të ri në Netflix. Projekti ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por thuhet se një kompani produksioni po përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen e saj për të rrëfyer jetën dhe karrierën në modë.