Selin reagon për vëmendjen që Gimbon merr nga vajzat: “Në fund të ditës mbetet i imi”
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, një prej tyre i shkroi se Gimbon pëlqehet shumë nga vajzat, duke pyetur me humor nëse ishte e vetmja që ia shprehte këtë.
Selin u shpreh se nuk ndihet aspak e bezdisur nga komentet pozitive për partnerin e saj.
“Nuk je e vetmja. Nuk më pengon dhe nuk më bezdis asnjë kompliment që vjen nga vajzat për Gimbon”, tha ajo.
Madje, Selin e konsideron një gjë të bukur faktin që partneri i saj tërheq vëmendje.
“Mendoj që është super kënaqësi kur partnerin e ke simpatik dhe e aspirojnë shumë vajza, por në fund të ditës mbetet i imi”, shtoi ajo me humor, duke e shoqëruar reagimin me një zemër të bardhë.
Burimi;https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en
Foto;Â https://www.instagram.com/selinbollatii/?hl=en