Home ShowBiz Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson përballë njëri-tjetrit pas ndarjes: Rrëfejnë sfidat e bashkëprindërimit
Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson përballë njëri-tjetrit pas ndarjes: Rrëfejnë sfidat e bashkëprindërimit
0

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson përballë njëri-tjetrit pas ndarjes: Rrëfejnë sfidat e bashkëprindërimit

0
0

Khloé Kardashian ka publikuar një episod të ri të podcastit të saj “Khloé in Wonder Land”, ku ka ftuar ish-partnerin Tristan Thompson. Dyshja, që janë prindër të True dhe Tatum, janë ulur për një bisedë të hapur pesë vite pas ndarjes së tyre.

Në përshkrimin e episodit, Khloé thekson se biseda fokusohet te rruga që i ka çuar drejt një raporti bashkëpunues si prindër, pavarësisht historisë së tyre të komplikuar sentimentale.

Ata flasin për rritjen e dy fëmijëve, për mënyrën se si përpiqen të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme në rolin e prindërve dhe për sfidat që kërkon bashkëprindërimi pas një ndarjeje.

Gjatë intervistës preket edhe tema e Amari-t, vëllait më të vogël të Tristanit, për të cilin basketbollisti kujdeset pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, Andrea Thompson. Khloé dhe Tristan ndajnë reflektime mbi përgjegjësitë familjare dhe rëndësinë e mbështetjes në periudhat e vështira.

“Është biseda që njerëzit nuk mendonin se ishte e mundur”, thuhet në prezantimin e episodit, duke lënë të kuptohet se të dy kanë zgjedhur të tregojnë një anë më të qetë dhe të sinqertë të marrëdhënies së tyre sot.

Episodi është publikuar më 28 maj 2026 në kanalin e Khloé Kardashian në YouTube dhe ka grumbulluar mbi 1.2 milionë shikime.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=5KS82dL_Ux4

Foto;https://www.instagram.com/khloekardashian/?hl=en