Home ShowBiz Sezon virozash në showbiz, Selin Bollati, Sara Gjordeni dhe Argjira Spanca tregojnë gjendjen e tyre
Sezon virozash në showbiz, Selin Bollati, Sara Gjordeni dhe Argjira Spanca tregojnë gjendjen e tyre
0

Virozat e kësaj periudhe duket se nuk kanë kursyer as personazhet e njohur të showbizit shqiptar. Brenda pak orësh, Selin Bollati, Sara Gjordeni dhe Argjira Spanca kanë ndarë në rrjetet sociale momente nga gjendja e tyre shëndetësore, duke treguar se po përballen me simptoma të forta të ftohjes dhe virozave.

Selin Bollati ishte e para që ndau me ndjekësit se kishte temperaturë deri në 38.5 gradë, dhimbje fyti dhe bajamesh. Ajo publikoi edhe pamje teksa merrte serum, duke e shoqëruar postimin me humor dhe duke thënë se i ishin dashur vetëm pak minuta për t’u “rikthyer në bazë”.

Ndërkohë, edhe Sara Gjordeni ka treguar se nuk i ka shpëtuar kësaj viroze. Në një postim në InstaStory, ajo shkroi: “A jemi të gjithë serume? Çmenduri kjo virozë”, duke lënë të kuptohet se po kalon një situatë të ngjashme.

Edhe Argjira Spanca ka ndarë një fotografi nga shtrati, duke treguar se ditët e fundit ka kaluar një ftohje të rënduar. “Si gjithë mileti që janë sëmurë, unë kisha thjesht një ftohje të tmerrshme këto ditë. Duket në çfarë gjendje ka përfunduar hunda ime”, shkroi ajo.

Edhe pse postimet e tyre nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se bëhet fjalë për të njëjtin infeksion, duket se virozat respiratore janë kthyer në një temë të përbashkët këto ditë, duke prekur shumë njerëz, përfshirë edhe figurat e njohura të ekranit.